Home / roze / Fansat më të mëdhenj të Shakirës

Fansat më të mëdhenj të Shakirës

shakiramilanShakira performoi në ceremoninë mbyllëse të Finales së Botërorit “Brazil 2014”. Ajo këndoi këngën (Dare la la la). Këngëtarja kolumbiane solli shumë energji së bashku me Carlinhos Brown në stadiumin e Marakanasë.

Në ceremoninë mbyllëse performuan dhe Carlos Santana e Wyclef Jean. Shakira pas performancës solli në skenë edhe djalin e saj, Milan.

Gjithashtu, i pranishëm ishte edhe Gerad Pique që së bashku me djalin shijuan ceremoninë mbyllëse. 37-vjeçarja Shakira takoi Pique, kur promovoi këngën zyrtare (Waka Waka) të Botërorit në Afrikën e Jugut në vitin 2010. Ajo tha: “Nuk do ta harroj kurrë që unë takova dashurinë e jetës time në kupën e Botës”.

Në konferencën përpara ceremonisë mbyllëse Shakira tha: “Jam shumë e lumtur që jam në Brazil. Këtu kam filluar karrierën time shumë vite më parë dhe brazilianët më kanë mbështetur dhe gjithmonë jam ndjerë edhe pak braziliane”. a

Leave a Reply

%d bloggers like this: