Politika

Kongresi i socialistëve, Xhaçka: 50% do të jenë femra

“Stina e re e PS-së” e quajti kryeministri Edi Rama procesin e riorganizimit të partisë, në mbledhjen e Asamblesë më 18 korrik të këtij viti. Dhe sot Partia Socialiste synon që në Kongresin e Partisë për herë të parë 50% të deleguarve të jenë femra. Në një mbledhje të Forumit të Gruas Socialiste, deputetja Olta Xhaçka bëri thirrje për anëtarësim të grave dhe vajza në strukturat e PS-së, nën moton “Bashkë për të ardhmen e Shqipërisë”.

“Ne synojmë t’i japim hapësirën e lirisë dhe përfshirjes cilësdo që dëshiron të kontribuojë me moton “Të gjitha bashkë për të ardhmen e Shqipërisë”. Fillim të ri, shans të ri, për cilindo që dëshiron t’i bashkohet socialistëve dhe progresistëve. Për herë të parë 50 % e të deleguarve në Kongresin e partisë dotë jetë gra dhe vajza. Kongresi është nga momentet më të rëdësishme partiake në veprimtarinë e PS. I bëj thirrje të gjitha forumeve të grave të angazhohen të propozojnë emrat më përfaqësues për delegate”, tha Olta Xhaçka.

Në mbledhjen e Asamblesë kryeministri Edi Rama tha se procesi i riorganizimit të PS-së, përmblidhet në dy faza, e para është hapja përmes një fushate të re anëtarësimesh.

Dixhitalizimi i anëtarësisë, kryerja e reformës statutore, rritja e partisë tek emigrantët, ishin disa nga detyrat e lëna nga Edi Rama për dy grupet e punës, që janë ngritur për të përgatitur reformat organizative për Kongresin e socialistëve që do të mbahet në 2016.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button