Ekonomia

Porti Durrësit, 9-mujori mbi 600 mijë udhëtarë udhëtuan me tragete

porti i durresitGjatë periudhës janar-shtator të këtij viti tragetet u shfrytëzuan nga rreth 632 mijë udhëtarë shqiptarë dhe të huaj. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual kjo shifër është pothuajse e njëjtë me 9-mujorin e parë të vitit të kaluar.
Sipas të njëjtit burim 351,338 udhëtarë u nisën me tragete drejt porteve të Barit, Brindizit, Triestes dhe Ankonës (Itali), duke shënuar një rritje prej 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Numri i udhëtarëve në hyrje ishte më i vogël se në dalje, 280,249 persona, duke regjistruar një rënie prej 6%.
Statistikat tregojnë shifrat e udhëtarëve vendas që shfrytëzojnë tragetet kanë shënuar një rritje prej 5%, ndërsa është regjistruar një rënie prej 14% e udhëtarëve të huaj që zgjedhin këtë lloj shërbimi.
Po sipas të dhënave të Autoritetit Portual, rritje prej 3% ka patur edhe në transportin e kamjonëve me tragete, ndërkohë që vihet re i njejti numër autoveturash në të dy periudhat 9-mujore.
Tragetet po në të njëjtën periudhë transportuar afro 545.742 ton mallra, nga të cilat 205 mijë ton mallra për eksport.
Megjithëse kanë kryer 106 lundrime më pak, shifrat e transportit të mallrave me tragete në 9 muajt e parë të vitit 2015 janë 2 përqind më të larta se sa ato të periudhës janar – shtator 2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button