Ekonomia

AMF dhe FMA takim për mbikëqyrjen e grupeve austriake në Shqipëri

enkeleda-shehi Drejtori për Mbikëqyrjen e Tregut të Sigurimeve të Austrisë dhe njëkohësisht anëtar i Bordit të EIOPA (Autoriteti Evropian i Sigurimeve dhe Pensioneve Profesionale) e Kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve në Sigurime, Peter Braumüller, zhvilloi një takim me Kryetaren e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare Enkelejda Shehi, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh. Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme, që lidhen me zhvillimet e fundit të vlerësimit të sistemit financiar në juridiksionet respektive (FSAP), ndryshimeve strukturore të të dy autoriteteve rregullatore, zhvillimet ligjore e të mbikëqyrjes së grupeve, si dhe fushat më imediate të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Po ashtu, u diskutuan çështje të përbashkëta për mbikëqyrjen e grupeve austriake të sigurimeve, të cilat kanë prezencë dominuese në tregun shqiptar të sigurimeve, proces ky që koordinohet tashmë në nivel rajonal nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Tregjeve Financiare të Austrisë. Bashkëpunimi me FMA-në e Austrisë tashmë është i konsoliduar, gjë që është materializuar me takime të shpeshta të drejtuesve të lartë të institucioneve si dhe stafeve teknike. Prej vitit 2009, të dy institucionet kanë një marrëveshje mirëkuptimi, e lidhur menjëherë pas investimeve të grupeve austriake të sigurimeve në Shqipëri. Mbi këtë bazë janë ndërtuar marrëdhënie tepër efikase ndërmjet dy institucioneve, duke u konkretizuar me shkëmbim përvoje dhe punë të përbashkët në mbikëqyrjen e grupeve austriake që operojnë në Shqipëri. Me ftesë të FMA, AMF është tashmë pjesëmarrëse e rregullt e kolegjeve mbikëqyrëse për këto grupe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button