Bota

Gjermania përgatitet për afro 1.5 milion migrantë

refugjatGjermania përgatitet për afro 1.5 milion migrantë këtë vit, që është shifër më e madhe se ato të mëparshmet, ka raportuar sot e përditshmja Bild, që është gazeta më e shitur gjermane, duke cituar parashikime të fshehta të qeverisë.
“Presioni i imigrimit do të rritet më tutje. Tash ne presim prej 7 e deri në 10 mijë kalime ilegale të kufirit çdo ditë në tremujorin e fundit”, shkruan Bild.
Sipas gazetës, autoritetet gjemrane janë të shqetësuara për rrezikun e “mungesës së kushteve” dhe ato tashmë po kanë probleme me numrin e nevojshëm të kontejnerëve për vendosje dhe kapacitetet sanitare për të arriturit e rinjë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Gjermania nuk do ta dobësoj përkushtimin e vet për strehimin e azilkërkuesve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button