Kronika e zeze

Peqin, 70-vjeçarja aksidentohet për vdekje, makina nuk ndalon

policia-ks-aksidenti1375261686-320x192Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçareje ka ndodhur sot në Peqin. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, e moshuara po ecte në anë të rrugës, kur një automjet tip “Wolfsvagen” e ka përplasur duke e marrë zvarrë për 15 metra.

Viktima ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe ka qëndruar rreth dy orë e shtrirë në asfalt deri sa ka mbërritur ambulanca, duke shkaktuar edhe acarimin e familjarëve të saj. Autori i aksidentit, i cili nuk ka ndaluar, është vënë në ndjekje nga policia.

Viktima ishte nënë e tetë fëmijëve dhe kishte dalë për të blerë ilaçe në farmaci për bashkëshortin e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button