Kronika

Nishani dekoron Simon Gjetën me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

SIMONGJETAKreu i FNSH-së së Shkodrës, Simon Gjeta është dekoruar nga presidenti Bujar Nishani me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Dy ditë pas vdekjes së tij, kreu i shtetit vlerëson kontributin dhe heroizmin e Gjetës, rënë në krye të detyrës.
“Në vlerësim dhe nderim të thellë për përkushtimin e rrallë, devotshmërinë e pashembullt, heroizmin stoik të treguar në radhët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë deri në sakrificën sublime të dhënies së jetës gjatë luftës pakompromis kundër krimit dhe mbrojtjes së rendit dhe zbatimit të ligjit”, thuhet në motivacionin e dekoratës.
Simon Gjeta humbi jetën dy ditë më parë gjatë një operacioni për kapjen e një të dyshuari, që bëri rezistencë ndaj forcave të rendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button