Sporti

Skolari jep dorëheqjen nga Brazili pas turpit në Botëror

felipe-320x171Felipao Skolari ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur të lërë detyrën e trajnerit të kombëtares së Brazilit. Një akt praktikisht i detyrueshëm pas dy dështimeve të fundit në Botëror, duke mos pritur vendimin e Federatës Braziliane të Futbollit, e cila kishte vendosur ta shkarkonte.

Trajneri 64-vjeçar, pas humbjes 3-0 ndaj Holandës, pati thënë: “Nuk e jap dorëheqjen, ky grup mund të paraqitet mirë në 2018-ën në Rusi”. Tani ka ndryshuar mendje, ndonëse kontrata e tij skadonte në fund të këtij muaji.

Një dorëheqje e pranuar menjëherë nga Federata Braziliane e Futbollit, e cila ka pranuar edhe dorëheqjen e koordinatorit dhe ndihmësit të Skolarit, Karlos Alberto Parreira.

Tashmë ka nisur “gjuetia” për zëvendësin, i cili duhet të ringrejë moralin e një skuadre dhe një populli të tërë, duke filluar që nga Kupa e Amerikës, një rast që Brazili nuk duhet të dështojë.

Pastaj radhën e ka Botërori 2018 në Rusi. Emri në “pole” është ai i Tites, ish-trajneri i Korinthiasit, i cili adhurohet shumë në Brazil. Edhe ideja për Mourinjon mbetet në këmbë, ndonëse portugezi ka refuzuar paraprakisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button