Politika

Veliaj takim me homologun turk në Stamboll: Biznesi turk me rëndësi për Tiranën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Stambollit, Kadir Topbas, për të forcuar marrëdhëniet midis dy kryeqyteteve.

Kryebashkiaku Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” tregon se një ndër pikat kryesore të këtij takimi ishte bashkëpunimi ekonomik midis dy qyteteve.

“Pak orë në Stamboll për të takuar mikun bashkiak Kadir Topbas. Biznesi turk në Tiranë është shumë i rëndësishëm për qytetin”, shkruan Veliaj.

Në takimin e zhvilluar në Stamboll, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka kërkuar nga homologu i tij që të ketë një frymë të re bashkëpunimi midis dy institucioneve.veliaj1

Veliaj ka shprehur rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike midis dy qyteteve.

Sipas tij, për Tiranën është shumë e rëndësishme që edhe biznesi turk të investojë.

Në përfundim të këtij takimi, kryetari i Bashkisë Veliaj, ka ftuar homologun e tij turk për një vizitë zyrtare në kryeqytetin shqiptar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button