Home / Politika / Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, në kremtimet e 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, në kremtimet e 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore

Përkujtimi-i-100-Vjetorit-të-Luftës-së-Parë-Botërore1-5-527x350Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka marrë pjesë sot në kremtimet e 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore.
Me këtë rast, drejt Francës kanë udhëtuar rreth 76 përfaqësues shtetesh nga e gjithë bota.

Me rastin e kësaj dite të shënuar për popullin francez në përkujtim të 100 – vjetorit të Luftës së Parë Botërore, në bulevardin Shans Elize (Champs Eliysees) në Paris u zhvillua parada ushtarake “Një ushtri e fuqishme dhe moderne”.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, në kremtimet e 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, në kremtimet e 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore

Midis shumë flamujve të vendeve të ndryshme të botës, për herë të parë në këtë paradë ka parakaluar edhe flamuri i Shqipërisë, ndërsa ministrja e Mbrojtjes Kodheli e ndoqi paradën ushtarake, duke qenë e ftuar, krah shumë homologëve të saj, në tribunën qendrore të kësaj parade në Paris.

Gjatë këtij aktiviteti, ministrja e Mbrojtjes Kodheli pati një takim me ministren e Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Energjetikës së Francës, Ségolène Royal dhe presidentin e Asamblesë Kombëtare të Francës, Claude Bartolone.
Ajo zhvilloi një bisedë me ministrin e Mbrojtjes të Sllovenisë, Roman Jakic, ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Ante Kotromanovic dhe me ministren e Mbrojtjes të Italisë, Roberta Pinotti.

Leave a Reply

%d bloggers like this: