Home / Bota / Izraeli pranon armëpushimin e propozuar nga Egjipti

Izraeli pranon armëpushimin e propozuar nga Egjipti

ARMEPUSHIM-IZRAELIT1-565x350Kabineti izraelit i sigurisë pranoi sot propozimin për armëpushim për Rripin e Gazës paraqitur nga Egjipti, theksoi një zëdhënës i kryeministrit, Benjamin Netanjahu.
“Kabineti ka vendosur të pranojë iniciativën egjiptiane për një armëpushim duke filluar nga ora lokale 09:00 (06:00 GMT)”, konfirmoi zëdhënësi, Ofir Gendelman në rrjetin social, Twitter.
Sipas propozimit egjiptian, armëpushimi duhet të hyjë në fuqi sot duke nisur nga ora 06:00 GMT. Por lëvizja islamike palestineze e Hamasit, që kontrollon Rripin e Gazës, hodhi poshtë kërkesën egjiptiane për armëpushim.
Radio ushtarake izraelite theksoi se  drita e gjelbër nga kabineti i sigurisë, që grupon ministrat, është dhënë pak minuta para afatit. Ajo nuk ka dha detaje mbi ndarjen e votës, ndërkohë që kabineti i sigurisë ishte i ndarë për një armëpushim të njëanshëm me Hamasin.
”Në një javë, bombardimet izraelite kanë shkaktuar 189 të vdekur dhe pothuajse 1 300 të plagosur në Rripin e Gazës”, sipas shërbimeve të shpëtimit në enklavën palestineze

Leave a Reply

%d bloggers like this: