Europa

Air France shkurton 3 mijë vende pune, punonjësit në protestë

Ka shpërthyer në dhunë zemërimi i punonjësve të Air France ndaj planit të kompanisë për shkurtimin e gati 3.000 vendeve të punës. Me qindra vartës të tërbuar pushtuan selinë e firmës ajrore, disa nga drejtuesit e së cilës janë larguar me vrap për t`i shpëtuar agresivitetit të turmës.

Mes tyre, edhe drejtori i përgjithshëm Pierre Plissonnier dhe zëvendësdrejtori i burimeve njerëzore, Xavier Broseta, të cilëve punonjësit i kanë shqyer këmishat. Bordi drejtues i Air France bëri me dije se do të paraqesë më vonë një denoncim zyrtar për “dhunë të rënduar”, ndërsa takimi për këtë temë, i paracaktuar të mbahej sot, u shty për një datë tjetër. Kryeministri francez Manuel Valls u shpreh i “skandalizuar nga ngjarja” e se drejtuesit e kompanisë do të kenë të gjithë mbështetjen e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button