Home / Kronika / Totozani me homologen greke, diskutojnë për të drejtat e emigrantëve shqiptarë

Totozani me homologen greke, diskutojnë për të drejtat e emigrantëve shqiptarë

Totozani-me-homologen-greke-531x350Çështja e të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi, me përparësi të drejtat që rrjedhin nga pagesat e sigurimeve shoqërore dhe vitet e punës, ishte në fokus të takimit që Avokati i Popullit, Igli Totozani zhvilloi sot me Calliope Spanou, Avokate e Popullit të Greqisë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit ndër të tjera u fol për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit në të mirë të qytetarëve të të dy vendeve respektive.

Në mënyrë të veçantë u fol për çështjet e fëmijeve që kalojnë kufirin të pashoqëruar nga prindërit në mënyrë ilegale. Tjetër çështje e diskutuar ishin toponimet dhe situata në burgjet greke.

Lidhur me toponimet pala greke pranoi se ka pasur raste sporadike të moszbatimit të marrëveshjes nga autoritetet e kufirit, por në çdo rast institucioni i Ombudsmanit është përpjekur që të ndërhyjë dhe raste të tilla të mos.

Totozani ngriti dhe çështjen e të drejtave të të burgosurve shqiptarë që vuajnë dënimin në Greqi. U ra dakord që të dyja palët të tregojnë kujdes të veçantë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht në vendet e privimit të lirisë.

Ditën e nesërme, datë 16 Korrik, të dy Avokatët e Popullit do të udhëtojnë drejt Gjirokastrës, për të inauguruar hapjen e zyrës rajonale të Avokatit të Popullit në Dropull, zonë ku jeton një pjesë e konsiderueshme e minoritetit grek në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.