Rajoni

Banka Botërore: Ballkani po e humbë popullsinë e tij të re

bankabottttNjë raport i ri i Bankës Botërore mbi ekonomitë e gjashtë vendeve të Ballkanit, botuar të hënën, paralajmëron se rajoni është duke humbur një pjesë jetike të popullsisë së saj të re dhe të arsimuar dhe u kërkon qeverive të marrin masa për t’u marrë me pasojat.

“Vendet e EJL6 [Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina] janë ndër rajonet me më shumë emigrantë të dërguar në botë, numër ky sa një e katërta e popullsisë aktuale të këtyre vendeve që jetojnë jashtë vendeve të tyre”, thuhet në raport, transmeton Telegrafi.

“Që në fillim të viteve 1990, ka pasur një rrjedhje të qëndrueshme të emigrantëve nga këto vende drejt BE-së, me afërsisht 4.9 milionë njerëz që kanë lënë vendet e tyre”, shtohet në raport.

Raporti thekson se përkundër viteve të 90-ta kur njerëzit largoheshin shkaku i konfliktit në Ballkan, tanimë shumica e tyre një gjë të tillë e bëjnë për shkaqe ekonomike.

“Sidomos rritja e ulët ekonomike që nga kriza globale financiare, papunësia kronike e lartë, niveli i të ardhurave në një të tretën e mesatares së BE-së, kanë kufizuar gjenerimin e të ardhurave në familje në rajon. Si pasojë, njerëzit vazhdojnë të emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira ekonomike”, thuhet më tej në raport.

Sipas raportit “shumica e emigrantëve janë të rinj, të moshës së punës, dhe në përgjithësi me arritje më të lartë të arsimit se sa grupmoshat e vendeve ku ata shkojnë”, duke shtuar se “të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përjetuar një “renovim” të emigracionin drejt Evropës Perëndimore gjatë vitit të kaluar”.

“Numri i azilkërkuesve të regjistruar në Gjermani nga rajoni thuajse është trefishuar në 78,000 gjatë gjashtë muajve, nga janari deri në qershor të vitit 2015, në krahasim me vitin e kaluar. Kjo duhet të jetë një shtysë e mëtejshme për këto vende të Ballkanit që të ndërmarrin veprime që të zbusin ndikimin negativ të transformimeve të vazhdueshme demografike në vendet e tyre, në veçanti plakjen dhe tkurrjen e shoqërive të tyre”, vlerëson raporti i Bankës Botërore, transmeton Telegrafi.

Raporti në fund u bënë thirrje qeverive të investojnë dhe të krijojnë mundësi që njerëzit të gjenerojnë të ardhura, në mënyrë që të motivohen të rinjtë të qëndrojnë ose të kthehen nga jashtë dhe të luftojnë edhe plakjen e shoqërive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button