Home / Europa / Fillon procesi i emërimeve në Parlamentin evropian

Fillon procesi i emërimeve në Parlamentin evropian

juncer-be1Parlamenti evropian do të zgjedhë sot në mesditë presidentin e ri të Komisionit Evropian, pasardhësin e Barrosos.

Parlamenti evropian do të zgjedhë luksemburgezin, Jean-Claude Juncker për presidencën e Komisionit Evropian dhe do të nisë emërimet, me zgjedhjen nesër nga drejtuesit evropianë, të zëvendëspresidentit të ngarkuar me politikën e jashtme. Votimi i fshehtë, pa asnjë deklarate të kandidatit kristian-demokrat, mund të jetë shumë i ngushtë.
Jean-Claude Juncker duhet të marrë maxhorancën absolute, rreth 376 vota nga 751 deputetë. Ai synon të marrë mbi 480 vota nga blloku i formuar nga konservatorët e Partisë Popullore evropiane (PPE) dhe socialistët, riforcuar nga liberalët dhe deputetët e qendrës. Por, priten mungesa të shumta. Të paktën 60 deputetë nga tre grupet do të votojnë kundër ose do të abstenojnë, sipas burimeve jozyrtare. Kandidati shpreson t’i kompensojë këto mungesa duke marrë votat nga një pjesë e 50 deputetëve të Gjelbër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.