Europa

William Hague jep dorëheqjen si ministër i Punëve të Jashtme

Kreu-i-diplomacisë-britanike-William-Hague1Ministri britanik i Punëve të Jashtme, William Hague njoftoi dje se do të japë dorëheqjen nga posti i tij për t’u bërë kreu i ardhshëm i Dhomës së Komunëve (Dhoma e Ulët e Parlamentit).
“Sot jap dorëheqjen nga posti i ministrit të Punëve të Jashtme për t’u bërë drejtuesi i ardhshëm i Dhomës së Komunëve”, shkruan Hague në rrjetin social Twitter.
Kryeministri britanik, David Cameron përshëndeti shefin e diplomacisë pa përmendur emrin e pasardhësit të tij, por sipas BBC, posti do t’i dorëzohet ministrit të Mbrojtjes, Philip Hammond, më euroskeptik se Hague.
Hague u vlerësua nga David Cameron si një nga figurat kryesore të Partisë Konservatore.

”Hague ka udhëhequr qeverinë duke shërbyer në dy kabinete. Ai është një këshilltar me merita të veçanta dhe një mik i mirë” deklaroi kryeministri britanik, David Cameron.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button