Ekonomia

AKB bashkëpunim me ushtarakët e Ishullit të Sazanit për ruajtjen e trashëgimisë historike

Struktura të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, zhvilluan një takim me ushtarakët e ishullit të Sazanit, për një bashkëpunim më të ngushtë në ruajtjen e vlerave kulturore, turistike dhe historike që gjenden aty.

Ishulli i Sazanit së fundmi është khyer në një atraksion tepër tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.

Sezoni veror turistik, ishte një tregues mjaft domethënës për kureshtjen që ngjall Ishulli.

Jo vetëm plazhet tërheqëse rreth tij, shpellat, shkëmbinjtë e thepisur por edhe kurioziteti historik i tij që nga kohët pararomake, me udhëtime ushtarake e piratësh, me thesare e anije të mbytura, shtojnë kuriozitetin për ta vizituar.

Shtimi i vizitorëve sjell detyrimin edhe për të mirëmbajtur e ruajtur vlerat e trashëguara që gjenden në të.

“Bashkëpunimi do të jetë permanent dhe i gjthanshëm për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e vlerave historike dhe turistike të Ishullit”,  thotë për ATSH-në, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button