Ekonomia

Transporti detar kryeson në shkëmbimet tregtare, ulet ai hekurudhor

Transporti detar kryeson shkëmbimin e mallrave në 3-mujorin e dytë 2015 duke zënë 64,4 % të vlerës së mallrave të eksportuara dhe 53,2 % e vlerës së mallrave të importuara.

Lloji më i përdorur për transportin e mallrave në Shqipëri është transportit detar, ku grupet kryesore të mallrave kontribuese në eksportet përmes këtij lloji transporti janë “Tekstile dhe këpucë” me 39,4 %, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 33,9 % dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me 12,7 %.

Gjatë 3-mujorit të dytë 2015, grupet kryesore të mallrave që kontribuan më shumë në importet me transportin detar janë “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 17,7 %, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 16,9 % dhe “Tekstile dhe këpucë” me 15,7 %.

Ndryshe nga deti, transporti hekurudhor i mallrave u ul me 18,9% në 3-mujorin e dytë 2015, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njofton INSTAT.

Sipas tij, transporti hekurudhor i mallrave në volum/km ishte 8.433 ton/km, krahasuar me tremujorin dytë të 2014, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës u rrit me 15,3 %.

Transporti ndërkombëtar hekurudhor i mallrave në volum/km është 5.204 ton/km, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2014-tës është ulur 3.8 %, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë 2015 është rritur 62,8 %.
Numri i pasagjerëve për km që kanë udhëtuar me linjat hekurudhore në tremujorin e dytë 2015 është 2.060 pasagjerë/km, krahasuar me tremujorin e dytë 2014 është ulur 14,1 %, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është rritur 57,6 %.

Volumi i ngarkim-shkarkimit të mallrave në porte është 1.023 mijë/ton. Krahasuar me tremujorin e dytë 2014 ky volum është ulur 10 %, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës është rritur 11,9 %.
Në transportin ajror operojnë 14 shoqëri fluturimi nga kompani të huaja dhe në 3-mujorin e dytë 2015 u kryen 5.110 fluturime, me rritje 19,9 % ndaj tremujorit të dytë 2014.

Numri i mbikalimeve të fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare është 49.001 fluturime, me një ulje 0,1 % ndaj të njëjtit tremujor të 2014-tës, por dhe me rritje të ndjeshme prej 68,4 % krahasuar me tremujorin paraardhës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button