Ekonomia

3-mujori i dytë- Jepen 99 leje ndërtimi, kryesojnë Tirana dhe Durrësi

Lejet e ndërtimit u rritën ndjeshëm në 3-mujorin e dytë, sidomos në Tiranë. Sipas Buletinit Statistikor të INSTAT, në tremujorin e dytë 2015 u miratuan 99 leje ndërtimi me një sipërfaqe rreth 214.225 metër katror, nga 14 leje të miratuara në 3-mujorin e parë.

Nga 99 lejet e ndërtimit në të gjithë vendin, në 3-mujorin e dytë rezulton se në Tiranë u dhanë 64 leje, ose rreth 70% e totalit. Për pjesën tjetër, 23 leje u dhanë në qytetin e Durrësit, 4 leje në Fier dhe Shkodër, 3 në Vlorë dhe 1 në Berat.

Pjesa kryesore e lejeve, 78,8% u takon sektorit të hotelerisë, ndërtesat industriale, tregtare dhe sektorit rezidencial me banesat, vetëm 21,2%.

Lejet e miratuara për ndërtesa zënë 55 % të vlerës së përafërt të lejeve të ndërtimit miratuar në 3-mujorin e dytë 2015, ndërsa lejet e miratuara për punime inxhinierike zënë 45 % të vlerës.

Gjatë 3-mujorit të dytë, numri i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja u përqendrua në qarkun e Tiranës me 64,6 % dhe në Durrës me 23,2 %.

Related Articles

Nje koment

  1. E BONE SHQIPERINE BETON ..DHE ASNJE PARK ASNJE PEME PER TE AJRUAR SHQIPTARET … LANE NAME KETO HAJDUTA … CBEN QEVERIA PERSE I LEN .I MBYLLE SYTE …. JA MOREN FRYMEN SHQIPTAREVE KETO TE KORRUPTUAR ..E GJTHE BOTA BEN PARQE PER FEMIJET … I LEN HAPESIRAT PER FEMIJET … NE SHIPERI BEJNE PALLATE ..BRAVO RAMA .. JE KAMPION PER LLAFE DHE PREMTIME …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button