Sporti

Mbërritja e ekipit serb, masa të forta sigurie në Tiranë

Me mbërritjen e kombëtares serbe në aeroportin e rinasit, shumica e rrugëve kryesore në kryeqytet do të paralizohen për disa orë.

Avioni i kombëtares serbe do të zbresë në orën 18.00 të pasdites së të mërkurës në Rinas, ndërsa të gjitha segmentet ku do të kalojë autobuzi i futbollistëve deri në akomodimin në hotel do të jenë të bllokuara.

Disa rrugë dytësore si dhe segmenti i bulevardit dhe qëndra e kryeqytetit ku do të kalojë autobuzi do të bllokohen nga ora 17.00 deri ne orën 20.00 pasi do të kontrollohen më parë për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Pranë hotelit nuk do të lejohet parkimi i asnjë automjeti si dhe nuk do të lejohet të kalojë asnjë këmbësor. Për sigurinë e kombëtares serbe krahas policisë do të angazhohet edhe garda e republikës si dhe në gatishmëri do të jenë edhe forcat speciale të FNSH-së dhe RENEAS.

Eskortimi i kombëtares serbe do të bëhet nga një numër i lartë efektivësh ndërsa ditën e ejnte pas orës 12 do të bllokohen segmentet drejt qytetetit të elbasanit përfshirë tunelin e Krrabës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button