Home / Politika / Festohet në Tiranë Dita Kombëtare e Francës, Moro: Mbështesim integrimin në BE

Festohet në Tiranë Dita Kombëtare e Francës, Moro: Mbështesim integrimin në BE

Festa-e-Frances-1Foto-G-525x350Ambasada e Francës në Tiranë ka festuar sot 14 korrikun, Festën kombetare te Francës, me një pritje, ku ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, si dhe personalitete të njohura të politikës, artit, kulturës, medias etj.

Në fjalën e saj, ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Moro, është ndalur tek raportet mes dy vendeve, ndërsa ka njoftuar edhe vizitën e ministrit të Brendshëm francez nesër në Tiranë.

franca (1)Foto GDuke u ndalur tek çështja e integrimi europian të Shqipërisë, ambasadorja Moro tha se Franca do të ofrojë mbështetje për vendin tonë në rrugën drejt afrimit me BE-në.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta. Franca do të ofrojë ndihmë që Shqipëria të afrohet edhe më shumë me BE”, tha ambasadorja e Fancës në Shqipërisë, Christine Moro.

Dita e sotme kremtohet si Festa Fombëtare e Francës. Më 14 korrik 1789  populli francez fitoi mbi regjimin e vjetër monarkik çka pasoi me vendosjen e regjimit republikan.

Leave a Reply

%d bloggers like this: