Politika

Forcohen masat kundër evazionit. PD: Masa represive

Qeveria dhe opozita nuk ndahen për domosdoshmërinë e luftës kundër evazionit fiskal, në çfarëdo lloj forme të shfaqet ai, por socialistët dhe demokratët nuk pajtohen tek ashpërsia e ndëshkimit.

Ndryshimet e qeverisë në Kodin Penal propozojnë heqjen e ndëshkimit me gjobë dhe zëvendësimin e tij me burg. Qeveria e argumentoi këtë vendim me nivelin e lartë të informalitetit në vend, por për opozitën kjo është rruga e gabuar.

Ndryshimet në Kodin Penal janë në pjesën dërrmuese të tyre dënime me burg, nga 3 deri në 10 vite për ata që bëjnë kontrabandë, dhe Pandeli Majko u përpoq ta evidentojë këtë fakt.

Socialistët shmangën komentet për nenin, që heq gjobën dhe çon në burg deri në 3 vite, këdo që nuk regjistron biznesin, punonjësit apo nuk lëshon kupon tatimor; një nen, që Partia Demokratike e përdori për të sulmuar jo vetëm ashpërsimin e masave me burg, por edhe pabarazinë me të cilën mazhoranca trajton qytetarët.

Aleati më i ri i qeverisë, Nard Ndoka deklaroi votën kundër projektligjit, por në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve nuk ishin përfaqësuesit e LSI-së, të cilët vendosin për shumicën e cilësuar me 84 vota, që duhen për miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button