Politika

Mediat botërore me sytë nga nga ndeshja Shqipëri-Serbi

ccHistoria e dy vendeve, por mbi të gjitha ato që ndodhën një vit më parë në Beograd kanë bërë që interesimi i mediave më prestigjioze në rang global të jetë jashtëzakonisht i madh.
Në tribunën e shtypit të “Elbasan Arenës” si kurrë më parë në ndonjë stadium shqiptar do të jenë përfaqësues të mediave më të njohura të planetit.
Siç konfirmon zyra e marrëdhënieve për shtyp në Federatën Shqiptare të Futbollit, në tribunën e mediave do të jenë gazetarët e “CNN”, “BBC”, “Sky”, “Daily Mail”, “NY Times” e të tjerë dhe padyshim ata të gazetave më të rëndësishme sportive si “Gazzetta Dello Sport”, “L’Equipe” apo “Marca” në Spanjë.

Në këtë ndeshje padyshim që mediat globale janë të interesuara të bëjnë dhe krahasimin me mënyrën se si u sollën tifozët serbë në 14 Tetor dhe atë që do të shohin e përjetojnë në “Elbasan Arena”.
Në këtë kontekst padyshim që mbarëvajtja e ndeshjes dhe sjellja e tifozëve në tribuna është një përgjegjësi e gjithsecilit në lidhje me diçka që të gjithë e kemi të shtrenjtë, imazhin e Shqipërisë në botë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button