Politika

Zyrtare: Kryeministri serb nuk do të jetë në “Elbasan Arena”, letër drejtuar publikut serb

vucicKryeministri serb Aleksandër Vuçiç e konfirmon zyrtarisht se nuk do të jetë në ndeshjen Shhqipëri –Serbi në Elbasan.

Mediat serbe, bashkë me vendimin e  kreut të qeverisë së tyre, kanë publikuar edhe një letër, që Vuçiç i drejton publikut me rastin e ndeshjes historike të 8 tetorit.

“Serbia dhe Shqipëria kanë punuar për mirëkuptim të ndërsjelltë dhe krijimin e kontakteve të rregullta që kontribuojnë në bashkëpunim të mirë politik e ekonomik mes vendeve, pas dekadash heshtjeje dhe armiqësi të ngrirë. Ne kemi filluar të flasim për prokekte të mëdha dhe të rëndësishme si ndërtimi i autostradës Nish-Durrës, Beograd-Podgoricë, Shkodër-Tiranë. Une e di që është më e lehtë që masat popullore, të zgjedhin urrejtjen në vend të perceptimit racional të së ardhmes. Megjithatë unë besoj se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si dhe udhëheqja serbe, që kanë dërguar studentët më të mirë të vendit, janë pro stabilitetit, duke dhënë një mesazh të rëndësishëm, jo vetëm për dy popujt, por për gjithë botën, që të dukemi serioz dhe të përgjegjshëm për të ardhmen e rajonit, Serbisë dhe Shqipërisë. Në përputhje me rrethanat dhe për shkak të politizimit të jashtëzakonshëm të ngjarjeve sportive dhe bisedave telefonike me kryeministrin Rama, kam vendosur mos të udhëtoj drejt Elbasanit”
Në këtë letër kryeministri serb e dënon të ashtuquajturin sipas tij, sulm huliganësh nga tifozët shqiptarë për ekipin e kombëtares serbe dhe i bën thirrje autoriteteve shqiptare të garantojnë sigurinë përpara, gjatë dhe pas kryerjes së ndeshjes.
“Lojtarët tanë duan sukses dhe fitore, por para së gjithash, unë do të luftoj për emblemën dhe flamurin e Serbisë, dhe unë do të thoja se, pavarësisht nëse ata do të fitojë apo të humbasin. Si Kryeministër të presim dhe u uroj atyre shumë të fitore të reja në të ardhmen”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button