Politika

Deutsche Welle: Serbia pret atmosferë të nxehtë në Elbasan

cNdeshja më e rëndësishme në kualifikimet për Kampionatin Evropian të futbollit do të mbahet në kushte shumë të nxehta. Mediat serbe njoftonë për provokime dhe incidente. Ndërsa lojtarët përpiqen të ulin tensionet.

“Provokime të rënda në Tiranë, qëllohet me gurë autobusi i kombëtares së Serbisë”, “Tirana dhe Elbasani të mbyllura hermetikisht”, “Shqiponjat serbe të gatshme”, “Provokimet janë gati”, “Shqiptarët kanë premtuar se të gjitha do të jenë në rregull” – janë këto vetëm disa nga titujt e shumtë të mediave serbe, me të cilat përshkruhet atmosfera në Shqipëri në prag të ndeshjes më të rëndësishme për Shqipërinë në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomisllav Karaxhiq ka paralajmëruar se vazhdimi i incidenteve mund të rrezikojë mbajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi. Ai ka paralajmëruar se ndeshja në “Elbasan Arena” nuk do të luhet nëse kjo ndodhë sërish ndonjë incident. Ndërsa Ministria e Jashtme në Serbi i ka dorëzuar një notë proteste ambasadorit shqiptar në Beograd, Ilir Boçka, lidhur me hedhjen e gurëve në drejtim të autobusit me lojtarë serbë. Por njoftohet se ambasadori shqiptar e ka refuzuar këtë notë.

Tema e sigurisë në rrugë dhe në stadium është tema më e rëndësishme për palën serbe. Madje më e rëndësishme se vet rezultati i ndeshjes, pasi kombëtarja serbe me kohë i ka humbur shanset për kualifikim të mëtejshëm. Gazeta serbe Blic njofton se për këtë ndeshje bileta kanë kërkuar më shumë se 150.000 shqiptarë. “Çmenduri!”, njerëzit janë të gatshëm të paguajnë edhe 500 euro për një biletë, shkruan gazeta, duke shtuar se brenda në stadium do të ketë madje 1500-2000 policë të gatshëm për ndërhyrje. Në stadium do të ketë edhe vëzhgues special të UEFA-s.

Lojtarët serbë: e dimë se çfarë nga pret

Lojtarët e kombëtares së Serbisë janë të vetëdijshëm se në Shqipëri i pret një atmosferë shumë e nxehtë. Kapiteni Branisllav Ivanoviq thotë se ata “nuk presin duartrokitje në këtë ndeshje, sepse një gjë të tillë nuk e ka përjetuar as kombëtarja shqiptare në Beograd. Tensionet janë të larta, ndërsa ne në këto kushte duhet të lë luajmë futboll”, pohon ai. Ndërsa Nemanja Matiq thotë, se ata janë të gatshëm për të gjitha provokimet në Elbasan dhe Shqipëri. “E dimë që stadiumi do të jetë i mbushur plot dhe me tifozë frenetikë, por ne jemi mësuar të luajmë në stadiumet me shumë shikues. Kjo do të na motivojë edhe më shumë”, thotë Matiq, i cili shton se kombëtarja e Shqipërisë ka shumë kualitet. “Nuk do t’u përgjigjemi provokimeve në stadium, me rëndësi është të fokusohemi tek ndeshja”, thekson ai. Një ndeshje shumë të nxehtë pret edhe Miralem Sylejmani, një goran i lindur në Beograd, por me origjinë nga Prizreni.

Vuçiq megjithatë nuk shkon në ndeshje

Kryeminstri i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka lënë të hapur mundësinë që të shkojë në këtë ndeshje deri sot në mëngjes. Por pas konstultimeve ka vendosur që të mos shkoj në Elbasan. Mediat serbe pnjoftojnë madje se “kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të ishte i gatshëm të kërkojë nga ministri i Jashtëm kosovar Hashim Thaçi, që të mos vijë në këtë ndeshje, vetëm për të siguruar pjesëmarrjen e Vuçiqit në ndeshje”. Por synimi kryesor i Ramës, sipas shtypit serb, është që ndeshja të kalojë në një atmosferë të qetë. Vuçiq i ka dërguar sot një letër opinonit serb dhe shqipëtar ku thuhet se këto dy vende kanë punuar shumë gjatë një viti të kaluar për rivendosjen e mirëbesimit dhe kontakteve normale. Ai i uron kombëtares serbe që të fitojë në Elbasan dhe kërkon që të zbardhen indidentet e hedhjes së gurëve ndaj autobusit me futbollistët serbë. Kryeministri serb ka dënuar “shumë ashpër aktin huligan të sulmit ndaj futbollistëve të Serbisë”.

Gazeta bulevardeske “Kurir” shkruan madje se në Shqipëri ka pasur të dhëna për përgatitjen e një atentati të mundshëm ndaj kryeministrit serb Vuçiq. Gati të gjitha mediat serbe njoftojnë për arrestimin e Ismail Morinës, për të cilin dyshohet se ka përgatitur ndonjë aksion për këtë ndeshje.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button