Libri

198 kandidatë për çmimin Nobel në Letërsi 2015

Akademia suedeze do të njoftojë sot në mesditë fituesin e çmimit Nobel në Latërsi 2015 pas shqyrtimit të një numri rekord kandidaturash, 198 të tilla, nga të cilat 36 kandidojnë për herë të parë.

Favoritët për fitimin e këtij çmimi janë Ngugi wa Thiong’o nga Kenia, Svjetlana Aleksijeviç nga Bjellorusia, poeti i lindur në Siri, Adonis (Ali Ahmad Said Asbar), norvegjezi Jon Fosse si edhe Haruki Murakami nga Japonia.

Edhe pse ekspertët e letërsisë kanë bërë lista fituesish, kjo gjë vlen pak për shkak të faktit se akademia asnjëherë nuk publikon lista favoritësh.

Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi shkrimtari francez, Patrick Modiano, edhe pse favoritë ishin amerikanët Joyce Carol Oates dhe Philip Roth.

Njoftimi i sotëm do të jetë historik pasi do të jepet për herë të parë nga një grua, Sara Danius. Qershorin e kaluar, Danius ishte e para grua në drejtim e akademisë, si sekretare, pas më shumë se 200 viteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button