Rajoni

Bullgaria humb 400 mln euro në kuadrin e projekteve rajonale

bbMinistrja e zhvillimit regjional Liljana Pavllova i akuzoi kryetarët e bashkive se e zhvillojnë fushatën e tyre paraelektorale në dëm të projekteve ekologjike. Ajo bëri akuzime se ka probleme lidhur me realizimin e 49 projekteve me vlerë të përgjithshme rreth 400 mln euro në kuadrin e programit “Zhvillimi Regjional 2007-2013”. Gjashtë prej projekteve nuk do të realizohen aspak, sepse tani për tani madje nuk ka marrëveshje të lidhura. Me risk të lartë janë 43 – tre muaj para afatit përfundimtar zbatimi i tyre është vetëm 50-60 për qind. Bëhet fjalë për projekte për përmirësimin e mjedisit urban, në sferën e shëndetësisë, si edhe për ndërtimin e tangjentes së re të Sofjes. Tani për tani nuk mund të thuhet se sa prej parave evropiane do të humben, por sipas llogaritjeve paraprake bëhet fjalë për të paktën 100 mln euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button