Home / Politika / PD: Rama hoqi dy gra për të bërë deputet të dënuarin për trafik prostitucioni

PD: Rama hoqi dy gra për të bërë deputet të dënuarin për trafik prostitucioni

Albina-DedaDeputetja e Partisë demokratike, Albina Deda u shpreh në një deklaratë për shtyp akuzoi Kryeministrin Rama, se hoqi dy gra kandidate, vetëm për t’i hapur rrugën hyrjes në parlament të një personi të dënuar për shfrytëzim prostitucioni. “Sot është dita e tretë e heshtjes së Edi Ramës, pas kërcënimit banditesk që ai i bëri zëdhënëses së Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, me anë të deputetit Arben Ndoka. E gjithë shoqëria e dënon aktin e shantazhit mafioz që kryhet me frymëzim dhe me porosi të Edi Ramës”, ka thënë deputetja e PD-së. Sipas saj, kërcënimi me jetë i zëdhënëses dhe i familjes së saj, janë një kërcënim për fjalën e lirë, për demokracinë në vend. Deda shtoi se vetëm Edi Rama hesht dhe bën të paditurin. “Ai flet për orë të tëra me atë propagandën e tij bajate të shportës bosh, po nuk thotë asnjë fjalë për kërcënimin me bekimin e tij, rrugaçëror e banditesk të zëdhënëses së Partisë Demokratike. Me oligarkinë kriminale dhe strukturën e dhunës që ka instaluar Edi Rama deri në Parlament, çdokush po merr mesazhin se është nën kërcënim nëse denoncon, nëse flet”, ka deklaruar deputetja Deda. Ajo ka ashtuar se “Edi Rama po synon të krijojë një shoqëri të mbyllur dhe kërkon të kontrollojë fjalën e lirë, me para e me pushtet nga njëra anë, më dhunë e kërcënime për jetën nga ana tjetër”. “Partia Demokratike thekson se Edi Rama do të mbajë përgjegjësi personale, politike, ligjore dhe të gjithanshme për cdo akt dhune e kërcënimi ndaj përfaqësuesve të opozitës. Partia Demokratike, sëbashku me qytetarët e vendit, nuk do të reshtin asnjë ditë në misionin e denoncimit dhe përballjes me lidhjet kriminale të Edi Ramës. Ne nuk do ta lejojmë konvertimin e demokracisë në një oligarki kriminale të Edi Ramës”, përfundon deklarata e deputetes demokratike, Albina Deda.

Leave a Reply

%d bloggers like this: