Ekonomia

Inflacioni në shtator 2.2 %, Aksioni antiinformalitet rrit çmimet?

cmimetINSTAT, në raportin e fundit të tij, tregon se inflacioni i muajit shtator është në nivelin e 2.2 %, me një rritje të lehtë krahasuar me një muaj më parë që ishte 1.9 %.

Aksioni kundër informalitetit, i ndërmarrë nga qeveria që me nisjen e muajit shtator, duket se ka ndikuar në rritjen e çmimeve në vend, duke qenë se grupi i mallrave që ka pësuar më tepër rritje ka qenë “Ushqime dhe pije joalkoolike”me  1,94 pikë përqindje, ndjekur nga “Pije alkoolike dhe duhan”me +0,25 pikë përqindje.

Që në nisje të aksionit, tregjet reaguan me rritje të çmimeve, kryesisht për ushqime dhe cigare.

Peshë  në këtë ndryshim çmimesh e ka dhënë edhe grupi “Shërbimi arsimor” me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje.

Ato që kanë parë ulje në kontributin e tyre të këtij muaji kanë qenë grupe si “Transporti” kanë kontribuar me -0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mobilim, paisje shtëpie e mirëmbajtje” kanë kontribuar me -0,04 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Shtator 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 10,5 %, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,9 %. Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 4,9 %. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 19,6 %, pasuar nga nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet” me 19,1 %, nëngrupi “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1,7 %, nëngrupi “vajra dhe yndyrna” me 1,5 %, etj. Çmimet e nëngrupit “qumësht, djath e vezë” u ulën me 3,1 %, pasuar nga nëngrupi “kafe, çaj e kakao” me 1,1 %, nëngrupi “mish” me 0,4 %, etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 2,5 %, pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 2,1 %, grupi “Shëndeti” me 0,6 % etj. Ndryshimi mujor i indeksit është 0,6 %. Krahasuar me muajin Gusht 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,2 %. Ulja më e madhe mujore vërehet në grupin “Transporti” me 0,8 %. Krahasuar me një muaj më parë çmimi i eurodiezelit u ul me 2,6 % dhe çmimi i benzinës u ul me 2,8 %.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button