Libri

Nobeli i Letërsisë

Gara ishte e fortë, por në fund me “Nobelin e Letërsisë”, Akademia suedeze vendosi të nderonte shkrimtaren dhe gazetaren bjelloruse, Svetlana Alexievitch, me këtë argument: Shkrimet e saj përbëjnë rrëfenjën e një momenti vuajtjeje dhe guximi në kohën tonë.

Bashkë me çmimin, Alexievitch merr edhe 690 mijë paund, që e shoqërojnë atë.

Kjo kritike e njohur e qeverisë së vendit të saj është një shkrimtare politike, veprat më të famshme të së cilës, të përkthyera në anglisht janë “Zëra nga Çernobili”, një histori mbi katastrofën bërthamore; dhe “Djemtë prej zinku”, një koleksion tregimesh e dëshmish nga lufta sovjeto-afgane.

Autorja me baba bjellorus dhe nënë nga Ukraina ka lindur në 1948-n në qytetin ukrainas Ivano-Frankivsk.

Në Bjellorusi, familja e saj do të shpërngulej pasi i ati përfundoi shërbimin e tij ushtarak. Ndër fituesit e mëhershëm të këtij çmimi prestigjoz renditen gjigante të letërsisë, si Ernest Heminguej apo Rudiard Kipling, ndërsa vitin e kaluar, “Nobeli i Letërsisë” iu dha francezit Patrick Modiano.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button