PolitikaRajoni

Refuzoi notën e protestës, Vuçiç: Boçkën e mohojmë si ambasador

Pas refuzimit të përgjigjes ndaj notës së protestës së ambasadorit shqiptar në Serbi, Ilir Boçka, kryeministri Aleksandar Vuçiç thotë se Serbia do ta mohojë atë si ambasador.

Gjatë konferencës për shtyp me kryediplomatik britanik Philip Hammond, Vuçi tha se Shqipëria duhet të reagojë për notën e protestës. Serbia mund të përgjigjet me dy mënyra, vijoi ai, ose të deklarojë Boçkën person “non grata”, ose në 6 muajt e ardhshëm asnjë zyrtar nuk do të komunikojë me të.

“Në gjashtë muajt e ardhshëm ai nuk do të mund të takohet me mua, dhe as me ndonjë zyrtarë tjetër, një sjellje e tillë jodiplomatik nuk mund të kuptohet”, tha Vuçiç.

Ministria e Jashtme serbe i dorëzoi një notë proteste ambasadorit të Shqipërisë, i cili nuk iu përgjigj thirrjes, lidhur me incidentin për goditjen me gurë të autobusit me ekipin kombëtar të futbollit të Serbisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button