Home / Kronika / Vrasja e Santos, lihen të lirë dy kushërinjtë Gjozi, hetimet në pikën zero

Vrasja e Santos, lihen të lirë dy kushërinjtë Gjozi, hetimet në pikën zero

Gjykata ka lënë të lirë sot Sajmir e Klodian Gjozi, dy kushërinjtë nga Fushë Kuqja, të cilët u vunë në pranga pas dyshimeve për përfshirje në vrasjen e bankierit dhe biznesmenit Artan Santo, më 26 qershor 2014. Ky vendim që ka lidhje me dosjen “Santo” duket se e kthen hetimin në pikën zero.

gjozi-noaGjykata ka vendosur sot vetëm masën detyrim paraqitje për ta, ndërsa pritet që për pak orë vëllezërit të lënë qelitë e paraburgimit.

Kushërinjtë Gjozi mësohet të jene shprehur se duhet të ishin liruar më herët, ndërsa avokati i tyre deklaron se do kërkojë dëmshpërblim për ditëet që janë mbajtur në

Dje, edhe Prokuroria e Tiranës ka kërkuar lirimin e dy kushërinjve, të cilët që në momentet e para pas arrestimit, kanë mohuar kategorikisht implikimin në ekzekutimin e bankierit. Përgjatë kësaj kohe, prokuroria duhet të siguronte prova fajësie ndaj dy të dyshuarve, por mesa duket nuk ka arritur të ketë në duar qoftë dhe një të tillë, sa për të mbajtur prapa hekurave, dy kushërinjtë Gjozi.

Ndalimi 
Kushërinjtë nga Fushë Kuqja, u vunë në pranga pak orë pasi në zonën e ish-bllokut para Bankës Credins, u qëllua me tre plumba për vdekje, bankieri Santo, i cili po shkonte në zyrën e tij. Dy personat që qëlluan bankierin për vdekje, udhëtonin me një motor tip ‘Suzuki V Strom’ dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke udhëtuar drejt Fushë Krujës, ku dhe humbën gjurmët nga policia. Të dy të ndaluarit mohuan kategorikisht të kenë lidhje me vrasjen por gjetja e gjurmëve të barutit i mbajti ata në burg. Ndërkohë Prokuroria nuk ka mundur të mbledhë prova të tjera për t’i fajësuar duke i lënë kështu të lirë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: