Home / Politika / Rumbold: Në Parlament jo mosmarrëveshje personale, punoni bashkë për integrimin

Rumbold: Në Parlament jo mosmarrëveshje personale, punoni bashkë për integrimin

rumbold-clivePërfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Clive Rumbold dhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në një konferencë për mediat kanë folur edhe për reformën në media, e cila do kontribuojë për integrimin, dhe hapin e radhës që duhet të përmbushë Shqipëria, hapjen e negociatave.

Përfaqësuesi i BE-së, Rumbold lëshoi edhe një apel për deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, që të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre për atë që qytetarët i kanë zgjedhur si dhe të lënë pas mosmarrëveshjet me njëri-tjetrin.

“Parlamenti, Kuvendi është një vend për përfaqësuesit e njerëzve, por duhet të shikojmë se çfarë duhet të bëjnë parlamentet. Aty janë të zgjedhurit e njerëzve duhet të marrin vendime për të mirën e të gjithëve. Nëse ngelemi tek çështjet individuale dhe debatet, ne po largohemi tek detyra kryesore e parlamentit. Parlamenti ka për detyrë të hartojë dhe miratoje ligje. Kërkohet që politikanët të mos merren me mosmarrëveshje personale por të mendojnë për rolin e tyre përfaqësues, që Shqipëria të shkojë drejt BE. Parlamentarët të punojnë sëbashku për interesin e vendit tha ai.

Për sa i përket hapjes së negociatave Rumbold tha se, kjo nuk mund të ndodhë në një ditë të vetme, ndërsa foli më pas për plotësimin e 5 prioriteteve kyçe.

“Këtu ku jemi vend i mirë, është zgjidhur çështja e statusit, kemi axhendë të qartë dhe të fokusuar për reformat, flitet për prioritete kyçe, ka rekomandim nga KE për çeljen e negociatave, tani 5 prioritet që kanë mbetur nuk janë të lehta, nuk ndodhin nesër, nuk plotësohen në një ditë. Kemi axhendë të qartë për tu ndjekur. Çdo gjë është në vendin e duhur që ne mund të ecim përpara drejt hapin tjetër që është çelja e negociatave”, komentoi zyrtari i BE.

GJOSHA: LIRIA E MEDIAS ME RENDESI, NA NDIHMONI PER REFORMEN NE DREJTESI
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, kërkoi nga media të pasqyrojnë drjet reformën në drejtësi që pritet të ndërmerret sa më shpejt, ndërsa tha se do përparohet edhe me linë e mediave.

“Kemi ende shumë punë për të bërë, do vazhdojmë të punojmë çdo ditë që të renditemi në vendet që sigurinë lirinë e gazetarëve. Pjesë e këshillit kombëtar të integrimit, do jenë edhe pjesëtarë të medias. Do luani rol deçiziv për etapat e tjera në kuadër të integrimit.

Pa lirinë e medias nuk mund të quhemi shtet demokratik që ecën përpara, një shtet anëtar në BE, për të siguruar këtë një punë shumë e madhe duhet bërë edhe për reformën në drejtësi, është një nga reformat më kryesore që ka të bëjë me çdo qytetar. Puna kryesore është plotësimi i kësaj reforme. Unë kërkoj punën dhe angazhimin tuaj për pasqyrimin e drejtë të kësaj reforme. Shqipëria nuk mund të bëjë asnjë hap para nëse nuk reformon drejtësinë, Na ndihmoni”, tha ajo.

Leave a Reply

%d bloggers like this: