Ekonomia

Fierza bie në 271 metër, KESH do të importojë me fondet e veta, nuk preket garancia në buxhet

cTemperaturat e larta të kësaj vere dhe mungesa e gjatë e reshjeve kanë ndikuar në uljen e nivelit të rezervës hidrike në basenet e HEC-ve të Fierzës. Niveli i ujit është 271.8 metër, kuotë kjo e njëjtë me mesataren shumëvjeçare në këtë periudhë. Burimet në Ministrinë e Energjetikës pohojnë se, situata është tërësisht në kontroll dhe se gjithçka po shkon sipas programit.
Programi ekonomik i KESH për 2015 kishte bërë parashikim që gjatë vitit të importohej një sasi energjie elektrike për të ruajtur kuotat. Gjatë këtij viti, deri më tani, nuk është bërë import por vetëm eksport. Programi ekonomik për Tetor-Nëntor-Dhjetor parashikonte import deri 365 000 mega.
Konkretisht parashikohej import 120 mijë mega në tetor, 150 mijë mega në nëntor dhe pjesa tjetër në dhjetor. Për shkak se KESH eksportoi disa muaj gjatë vitit 2015, një pjesë e atyre të ardhurave shkuan për të shlyer hidrocentralet private, bënë të ditur të njëjtat burime.

Siç është parashikuar dhe në programin ekonomik, KESH ka fondet e veta për të blerë energjinë për pjesën e mbetur të vitit. Parashikohet që në varësi të reshjeve, sasia e energjisë së parashikuar për dhjetorin apo një pjesë të nëntorit mund të mos bëhet.
Në bazë të këtij situacioni Ministria e Energjetikës njofton se, nuk preket as garancia dhe as pjesa e fondeve të kredisë së BB e cila mund të përdoret vitin tjetër nëse lind nevoja.
Këtë vit buxheti i shtetit parashikoi në fondet e kontigjencës një garanci prej 3 miliardë lekësh si një garanci për të përballuar importet e energjisë në rast të përfundimit të rezervës hidrike. Mirëpo siç duket situata e likuiditeteve në sistem është përmirësuar dhe për rrjedhojë këto fonde do të kursehen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button