Amerika

Një i vdekur pas hapjes zjarr në një universitet të Arizonës

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën pas hapjes zjarr nga një person i armatosur në Northern Arizona University, njoftoi ky institucion në faqen e tij në Twitter.

Ai shtoi se ngjarja ndodhi në kampusin universitar të Flagstaffit, 230 kilometra në veri të Phoenixit dhe se autori i ngjarjes ishte ndaluar.

“Personi që qëlloi është ndaluar. Situata është stabilizuar. Kampusi nuk është mbyllur”, theksoi universiteti.

Më 1 tetor, të paktën 13 persona u vranë pas një shkëmbimi zjarri në kolegjin ”Umpqua University” në Oregon, në veriperëndim të SHBA-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button