Steinmeier: Evropa nuk ka nevojë për kufij të rinj
Ministri i Punëve të Jashtme gjermane, Frank-Walter Steinmeier kritikoi sot në mënyrë implicite në Madrid projektin e indipendistëve në Katalonja, të cilët aspirojnë të ndahen nga Spanja, duke u shprehur se Evropa nuk ka domosdoshmëri për kufij të rinj.
“Si evropian, unë mendoj se nuk na duhen kufij të rinj në Evropë” u shpreh ministri.
“Urimi ynë si evropian është që kontinenti të orientohet drejt një bashkimi më të qëndrueshëm dhe që kufijtë të jenë gjithmonë e më pak të rëndësishëm”.
Ai kishte diskutuar më parë me homologun spanjoll, José Manuel García-Margallo rreth suksesit të indipendistëve në zgjedhjet rajonale të 27 shtatorit në Katalonja, rajon në verilindje të Spanjës.
Separatistët të cilët janë angazhuar në nisjen e një procesi të shkëputjes kanë siguruar një shumicë absolute të deputetëve në Parlamentin rajonal por nuk kanë mundur të fitojnë veçse 47,74 për qind të votave.