Home / Ekonomia / Rritet nga 6 në 20% kompensimi i TVSH-së për eksportin

Rritet nga 6 në 20% kompensimi i TVSH-së për eksportin

Shkelqim-Cani-320x217Ministria e Financave shpjegon ndryshimet e TVSH-së sipas ligjit të ri. Një prej tyre është regjimi i kompensimit të prodhuesve bujqësorë, skemë e cila është mbajtur e njëjtë me skemën që është në ligjin ekzistues. Pra, ata që eksportojnë 50% të prodhimit përfitojnë subvencionin. Ndryshim për t’u theksuar këtu është rritja e normës së kompensimit të fermerëve nga 6% në 20%. Në praktikë kishte mosinteresim për kompensimin që lidhet me faktin se këta grumbullues apo përpunues kreditojnë TVSH prej 6% në blerjet e produkteve bujqësore (lëndë të para për ta) dhe faturojnë me 20% produktet e tyre finale, pra TVSH-ja e pagueshme në administratën tatimore është 14%. Kjo normë e lartë e TVSH-së së pagueshme mund të ketë shërbyer si argument për moslëshim fature me TVSH nga kjo kategori tatimpaguesish. Kjo konfirmohet edhe nga të dhënat e administratës tatimore, sipas të cilave rezulton se, për vitin 2013, TVSH-ja e pagueshme nga sektori bujqësor ka qenë vetëm 35 milionë lekë. Bazuar në propozimin e ministrisë përgjegjëse për bujqësinë, në këtë projektligj norma e kompensimit është rritur nga 6% në 20%, pikërisht për të neutralizuar efektin joinkurajues të normës prej 6%, duke prodhuar kështu një skemë që ka në konsideratë si fermerin edhe grumbulluesin dhe përpunuesin e produkteve bujqësore.

Ndryshimi tjetër është se, kodi i fermerit është shndërruar në numër identifikimi, i cili lëshohet nga organi tatimor për fermerët, për të evidentuar dhe siguruar zbatimin e skemës së kompensimit të fermerëve, duke u dhënë mundësi fermerëve të kryejnë edhe vetë eksporte të produkteve të tyre.

Leave a Reply

%d bloggers like this: