Europa

Gjermani, rriten sulmet ndaj banesave të azilkërkuesve

Qeveria gjermane ka bërë të ditur se sulmet ndaj shtëpive të dedikuara azilkërkuesve janë rritur tre herë më shumë se në vitin 2014, me gati 500 sulme të regjistruara më tepër.

Thomas de Maiziere, ministri i Brendshëm i Gjermanisë i cilësojë këto sulme si të turpshme. Dy të tretat e tyre janë kryer nga vendas të cilët nuk kanë pasur rekorde të mëparshme penale. Ai bëri thirrje për veprim të ashpër kundër atyre që sulmuan azilkërkuesit.

Disa nga sulmet janë krye në shtëpi të zbrazëta, por në shënjestër kanë qenë edhe banesa të dedikuara për emigrantët. “Përgjegjësit duhet ta kuptojnë se ata po kryejnë vepra të papranueshme: sulme, tentativë vrasje, zjarrvënie”, tha ministri.

Gjermania ka thënë se po pret të paktën 800 mijë azilkërkues këtë vit, por udhëheqësit e Bavarisë kanë kërkuar që Berlini të kufizojë këto shifra.

Qeveria konservatore në shtetin jugor CSU kundërshton politikën e kancelares Merkel të dyerve të hapura për refugjatët. Megjithatë, zyrtarisht CSU është aleate me demokratët e saj të krishterë (CDU).

Shumica e emigrantëve që arrijnë në Europën Qëndrore nëpërmjet Ballkanit kanë si synim të mbërrijnë në Gjermani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button