Kronika
“Cerova”, kapet transportuesi me 54 kg marijuanë
Policia e qarkut të Beratit ka finalizuar në orët e fundit operacionin antidrogë të koduar ”Cerova”.
Në një njoftim për shtyp të drejtorisë lokale të policisë thuhet se, në kuadër të operacionit janë sekuestruar 54 kg lëndë narkotike e llojit marjuanë.
Sipas njoftimit, uniformat blu kanë arrestuar një shtetas për ”prodhimi dhe shitje të lëndëve narkotike”. Ai është identifikuar si Ermal Hoxha, 27 vjeç.
Agjentët e policisë kanë nisur ndërkohë koordinimin me prokurorinë e rrethit për procedimin e mëtejshëm të çështjes.