Sporti

Një polak do të gjykojë përballjen Armeni-Shqipëri

Szymond Marciniak, nga Polonia, do të jetë gjyqtari i takimit të fundit të përfaqësueses sonë kombëtare në grupin I, që do të luhet të dielën në orën 18:00 në Armeni, përballë përfaqësueses vendase.

Siç mësohet, Polaku Szymon  34-vjeç është gjyqtar i FIFA-s prej vitesh tashmë. Ai ka gjykuar ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe konsiderohet si një nga gjyqtarët më të mirë të Polonisë.

UEFA, ka caktuar edhe ndihmësit e tij, të cilët ashtu si Marciniak do të jenë nga Polonia.

Pawel Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz plotësojnë treshen e gjyqtarëve, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Radoslaë Siejka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button