Politika

PD, Deda: Beqja- Rama, biznes me ilaçet

Partia Demokratike ka denoncuar sërish atë që e quan skandalin e ilaçeve, për të cilën sipas selisë blu përgjegjës janë ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, dhe kryeministri Edi Rama.

Deputetja e PD-së, Albina Deda, në një dalje për mediat tha se janë favorizuar kompani, që janë mik të qeverisë, duke u larguar nga tregu shqiptare emra farmaceutik ndërkombëtar të njohur.

“Për të favorizuar importuesit e tyre, Beqa dhe Rama futën në listën e ilaceve të rimbursueshme 30 principe të reja, pikërisht duke e ditur se kush i ka dhe kush i tregton këto barna. Nga ana tjetër, hoqën nga lista medikamente që nuk u përkasin miqve të qeverisë, me justifikime qesharake. Në listën e barnave të rimbursueshme për të sëmurët, pensionistët dhe ata që kanë problem të vazhdueshem me shëndetin, të preferuarat janë alternativat e para. Këto pothuajse janë zhdukur, për tu hapur rrugë pikërisht barnave që fusin në treg grupet e Beqës dhe Ramës. Fakt është se 30 përqind e barnave të listës së rimbursueshme kushtojnë nga 50 deri në 150 përqind më shtrenjtë. Shumë barna cilësore të kompanive serioze farmaceutike po tërhiqen nga tregu dhe po zëvendësohen me barnat e klientëve të qeverisë”, tha Deda.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button