Maqedonia

BE kërkon marrëveshje mes partive politike për reformat zgjedhore

Bashkimi Evropian shprehu keqardhje për shkak se partitë politike në Maqedoni nuk arritën të bien dakord për reformat zgjedhore, sipas agjencisë maqedonase të lajmeve INA.

”Sipas zëdhënëses, Maja Kocijancic, Komisioni Evropian kërkon arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike në Maqedoni për kodin e ri zgjedhor”, njoftoi agjencia e lajmeve INA.

”Kocijancic theksoi gjithashtu se liderët e katër partive politike duhet të arrijnë marrëveshje për të gjitha pikat e marrëveshjes së 2 qershorit, me qëllim që të realizohen me sukses zgjedhjet gjatë muajit Prill të vitit të ardhshëm”, sipas agjencisë maqedonase të lajmeve INA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button