Politika

Shoqata e Bashkive miraton “dekriminalizimin”

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë mblodhi këtë të shtunë Asamblenë e Përgjithshme dhe miratoi një seri vendimesh si dhe zgjodhi kryetaren e saj.

Mes vendimeve të marra spikat ai për refuzimin e pranimit në këtë shoqatë të personave me precedentë kriminalë. Ndërkohë, në krye të shoqatës është zgjedhur kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila do të jetë dhe kryetarja e parë grua.

“Asambleja bëri bashkimin e shoqatave të bashkive dhe komunave në një trupë të vetme, vendosi të bëjë anëtarë me të drejta të plota edhe këshilltarët bashkiakë, ndërsa bëri pjesë të statusit të saj dekriminalizimin, duke vendosur që personat me rekorde kriminale të mos jenë pjesë e kësaj organizate”, thuhet në një komunikatë.

Më tej në këtë mbledhje është miratuar një rezolutë e lexuar nga kryetarja Ademi, e cila shpreh nevojën e përshpejtimit të reformave për qeverisjen vendore dhe vijimësinë e decentralizimit për të ofruar një shërbim sa më cilësor për qytetarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button