Politika

Presidenti Nishani vlerëson Kombëtaren me dekoratën “Nderi i Kombit”

bMë pak se dy orë nga suksesi historik i kuqezinjve, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar ekipin kombëtar të futbollit me e dekoratën “Nderi i Kombit”.
“Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian ‘Francë 2016’, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë”, ky ishte motivacioni me të cilin Presidenti ka vlerësuan kombëtaren.
Shqipëria fitoi mbrëmjen e së dielës 0-3 në Armeni duke e bërë ëndrrën realitet, kualifikimin direkt për në EURO 2016.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button