Sporti

Mediat daneze: Për fajin e Shqipërisë, Danimarka në play off

bbMakthi i Morten Olsen në eliminatoret e Euro 2016 është materializuar pa luajtur fare Danimarka në fushë.
Skuadra nordike e trajnerit të njohur do të detyrohet t’i luajë në play off shanset e saja për të shkuar në Francë 2016, pasi nga vendi i dytë ka rrëshqitur në të treti për shkak të fitores së Shqipërisë me Armeninë.
Suksesi në Jerevan është pasqyruar edhe në mediat daneze. “Një Shqipëri e qartë dhe gati për Europianin. Danimarka s’postohet në play off”, shkruan “Sportdenamrk”.
“Nuk kishte aspak ndihmë nga Armenia. Danimarka luan në play off dhe për këtë fajin e ka Shqipëria, pasi në rrugën drejt Europianit ne duhet të kalujmë përmes dy ndeshjeve të vështira”, shkruan gazeta “Jyllands-posten”.
“Shqipëria shkruan historinë dhe dërgon danezët në errësirën e play off-it”, ky është shkrimi në gazetën daneze “Extrablade”. “Shokuese nuk ka ndjenjë nga Armenia për Europianin dhe Danimarka kërkon rrugë tjetër”, shkruan BTSport në vendin nordik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button