Politika

Politikanët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia: Kombëtarja kuq e zi shkruan historinë e futbollit shqiptar me shkronja të arta

cNuk mund të mungonte as reagimi i krerëve të politikës shqiptare për suksesin mëse të merituar të kombëtares sonë të futbollit.
“Ëndrra e pamundur u bë realitet! Shqipëria në historinë e Finaleve të Europianit! Mirënjohje Kuqezinjve dhe De Biazit”, shkroi në rrjetet sociale Kryeministri Rama.
Ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha, me anë të një statusi të shkurtër në “Facebook” shpreh mirënjohjen e tij për kombëtaren, ndërsa kërkon edhe lirimin e Ismail Morinës.  “Përpara Shqipe! M
irenjohje Kombetares Kuq e Zi! Lironi Ballist Morinen!”, shkroi Basha.

Fitoren e kombëtares kundër Armenisë dhe kualifikimin në Euro 2016 e ka uruar kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i cili ka vlerësuar dhe kontributin e futbollistëve kosovarë në kombëtaren shqiptare.

“Urime kombëtares së Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve anë e kënd! Ishte ky një moment i shumëpritur dhe tani një kualifikim meritues për në Franca 2016. Për këtë u punua shumë, dhe një kontribut të spikatur e dhanë edhe futbollistët kosovarë, me lojën e të cilëve ndjehemi krenar të gjithë shqiptarët. Dekadat e ardhshme në sport do të jenë padiskutueshëm në favorin tonë, sepse tani edhe Kosova po depërton fuqishëm në skenën sportive ndërkombëtare dhe ne zotohemi se përkrahja institucionale nuk do t’u mungojë asnjëherë për sukseset e tyre të mëtejme”, ka shkruar Mustafa në faqen  e tij në  Facebook.

Nenkryetari i Qeverisë dhe shef i diplomacisë së Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar menjëherë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit në ndeshjen Armeni-Shqipëri. “Kombëtarja kuq e zi shkruan historinë e futbollit shqiptar me shkronja të arta, kualifikohet për në Evropianin 2016 në Francë. Festë e jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët anembanë botës. I uroj djelmoshave kuq e zi shumë fat në EURO 2016”, ka shkruar Thaçi në  faqen e  tin ne Facebook.

Ali Ahmetit kryetar i BDI-së, për fitoren e Kombëtares kuq e zi: ‘Nuk ka më mirë në këtë botë se sa të jesh shqiptar’

Menduh Thaçi lider i PDSH-së, nga “Lagja e Trimave” në Kumanovë, e ka ndjekur ndeshjen Armeni-Shqipëri, nga andej ka përcjellë urimet më të përzemërta për Kombëtaren me rastin e fitores historike.

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button