Home / Moda / Si vishen femrat më të pushtetshme në botë

Si vishen femrat më të pushtetshme në botë

Çfarë kanë të përbashkët Angela Merkel dhe Taylor Swift? Padyshim që asgjë por megjithatë janë të dyja të përfshira në listën e femrave më të pushtetshme në botë.

Revista amerikane Forbes ka përzgjedhur disa nga femrat më të famshme për të na treguar se si vishen ato.

Angela Merkel: Stili i saj nuk është më moderni që mund të keni parë dhe xhaketat e saj me ngjyra të ndryshme janë konsideruar shumë herë si jashtë mode. Megjithatë si një ndër femrat më të fuqishme në të gjithë botën mund të themi se ajo e zgjedh vet veshjen e saj .

Hilary Klinton: Ajo është gjithmonë klasike, e thjeshtë , shmang ngjyrat e ndezura dhe qëndron më shumë te pantallonat dhe xhaketat.

Michelle Obama: Mbetet një ikonë e modës. Gardëroba e saj përfshin fustane kryesisht pa mëngë, të gjata, funde dhe ngjyra.

Beyonce: Stili i saj është super trendi dhe seksi. Fustanet e shkurtra dhe takat e larta janë ato që nuk mungojnë asnjëherë në veshjen e këngëtares.

Angelina Jolie: Stili i aktores ka ndryshuar ndër vite nga një stil rock-u deri te ai më femëror dhe i sofistikuar.

Taylor Swift: Ajo ndjek gjithmonë tendencat dhe koleksionet më të fundit duke qëndruar gjithmonë pranë luksit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.