Politika

Presidenti Nishani dekoron kombëtaren shqiptare “Nderi i Kombit”

bbMe brohoritje tifozët kuq e zi, lojtarët e kombëtares u pritën edhe në Presidencë.   Kreu i shtetit i shpalli “Nderi i Kombit”.  Vlerësim për arritjen historike të kualifikimit në fazën finale të kampionatit Europian “Francë 2016” dhe lartësim të imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Me titullin “Mjeshtër i Madh” nderoi edhe kreun e Federates Shqiptare të Futbollit Armand Duka. Në prani edhe të kryetarit të Parlamentit Ilir Meta dhe shefit të opozitës Lulzim Basha, Presidenti i Republikes u shpreh se sporti bën atë që nuk bën politika. Kombëtarja shqiptare ia doli falë tipareve dalluese që kreu i shtetit u shpreh se gjen tek ajo, si forca e shpirti i grupit, krenaria dhe përgjegjësia e madhe për mbajtjen me dinjitet të ngjyrave kombëtare.  Falë një kapiteni të aftë e një trajneri që sipas Presidentit të Republikës që kur është bërë shqiptar ka ditur të guxojë më shumë djemtë nuk u dorëzuan brenda e jashtë fushe. Kreu i shtetit u shpreh se tek skuadra kombëtare e futbollit sheh pasqyrën e fytyrës dhe karakterin evropian të popullit shqiptar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button