Sporti

Tare: Kam refuzuar stolin e kombëtares, Shqipëria luan si të mëdhenjtë

igliPak para nisjes së ndeshjes mes Armenisë dhe Shqipërisë, me 11 tetor,  të fituar 3-­0 nga kombëtarja shqiptare, që siguroi edhe kualifikimin në Euro 2016, ish-­sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, Igli Tare, ka dhënë një intervistë për televizonin sportiv italian “Sky Sport”, ku ka folur për ecurinë e Shqipërisë ne eliminatore.

“Nëse do të ktheheshim pas, në fillim të eliminatoreve, Shqipëria nuk shihej si favorite në grup për t’u kualifikuar në Francë 2016. Por, skuadra ka bërë një punë mjaft të mirë me në krye trajnerin De Biazi, i cili i ka dhënë skuadrës një identitet, duke patur parasysh se kjo skuadër ndoshta nuk ka shumë kualitet teknik, por ama ka një shpirt skuadre. Skuadra ka treguar shpirt gare ndaj Portugalisë dhe Francës, por me kalimin e ndeshjeve, presioni u rrit dhe ndodhi ajo që ndodhi në ndeshjen ndaj Serbisë. Kombëtarja shqiptare është mjaft e re në moshë dhe ka nevojë për më shumë eksperiencë. Ne jemi një skuadër e vogël, por kemi personalitet dhe i luajmë ndeshjet si të mëdhenj”, tha Tare.

Igli Tare foli edhe për kapitenin e kuqezinjve, Lorik Canën, i cili u kritikua mjaft pas ndeshjes me Serbinë në “Elbasan Arena”. Ai shpjegoi arsyet se përse karriera e Canës në Itali nuk shkoi mirë. “Ai ka patur shumë probleme fizike në të shkuarën, të cilat kanë patur ndikimin e tyre. Megjithatë, mund të them se kudo që ai ka luajtur ka qenë lider. Edhe te Nanta ai po merr profilin e një lideri, pasi lojtarët e saj janë relativisht të rinj. Nëse atij i besohet kjo detyrë për të marrë përpara skuadrës, ai e përmbush dhe me mjaft përgjegjshmëri. Për fat të keq, te Lacio, këto detyra u janë dhënë lojtarëve të tjerë dhe atij shumë pak, ndaj edhe dështoi”, tha Tare.

I pyetur nëse Lacio po planifikon që të firmosë me De Biasin si trajner, Tare, i cili është edhe drejtor sportiv te klubi italian, i hodhi poshtë këto spekulime. “Me sa di unë, De Biasi kërkon që të rinovojë me Shqipërinë. Ne nuk e kemi shqyrtuar asnjëherë si alternativë De Biazin. Unë e respektoj shumë atë si trajner. Ai është duke shkruar histori me Shqipërinë”, tha Tare.

Lidhur me pyetjen nëse do të bëhet trajner i Shqipërisë, Tare ka zbuluar se i është ofruar një gjë e tillë gjatë këtij viti nga FSHF-­ja, por ai ka refuzuar. “FSHF-­ja më ka kërkuar që ta shohë si mundësi gjatë këtij viti, por unë kam refuzuar, pasi unë ndihem njeri i futbollit dhe nuk mund të trajnoj. Por, duhet të kuptoni se unë jam tifoz i çmendur i kombëtares kuqezi dhe nëse në një moment të mëvonshëm do të më kërkohej e njëjta gjë, do ta merrja në konsideratë. Mendoj se për shumë vite të tjera, De Biazi do të ketë mundësi të japë më shumë për futbollin shqiptar. Kjo skuadër është e re dhe ka një perspektivë premtuese për 10 vjetët e ardhshme. Mosha mesatare është 21.7 vjeç. Është një grup që mund të ecë shumë përpara”, vijon Tare.

Nëse ka ndonjë lojtar të Shqipërisë që do ta merrte tek Lacio, Tare u shpreh se, “ka shumë lojtarë që mua më pëlqejnë, por këtu në Romë ka një situatë të çuditshme. Kur një drejtor sportiv shqiptar sjell në klub një futbollist shqiptar ai gjykohet e paragjykohet dhe duhet të jesh shumë strikt në këtë pjesë. Por, nëse je i bindur se ai është i aftë të luajë kudo, atëherë e merr pa mëdyshje”.

Related Articles

Nje koment

  1. igli nuk e e ben mire qe the se te kane propozuar per te marre kombetaren ;;;; se e tregon se duka eshte legen ;; i pabese ;;katnari ;;;; KA NJE TRAINER DHE TE PROPOZON VENDIN E TIJE …. KA ME NJERI TE PABESE….. DE BIASI PO I BNE MIRE SHQIPTAREV ..DHE DUKA PO JA FUSTE NGA PRAPA ……. CFARE TIPI I PESHTIROSUR …. DHE TI IGLI NUK E BEN MIRE QE E THUA …MEGJITHESE ESHTE E VERTETE ..POR PER RRESPEKT PER GIANNIN …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button