Maqedonia

Takim i ri i grupeve të punës, akoma larg marrëveshjes

Akoma është herët që të thuhet se është arritur ndonjë marrëveshje në mes partive politike për ligjin e zgjedhjeve, kështu thonë burime të cilët kanë marrë pjesë në grupet e punës që janë mbajtur gjatë fundjavës, njofton a1on, transmeton Telegrafi.

Pas bisedime që kanë zgjatur tërë ditën, edhe pse ka kaluar afati për marrëveshjen, grupet e punës akoma nuk kanë arritur një marrëveshje për ligjin e zgjedhjeve.

Sot në mbrëmje pritet që të ketë një takim të ri në Klubin e deputetëve, por akoma nuk ka asnjë optimizëm që të ketë ndonjë marrëveshje. Mbrëmë është diskutuar deri në mesnatë, por akoma kanë ngelur shumë çështje të hapura, transmeton Telegrafi.

Votimi i diasporës është tema më e diskutueshme. Në tavolinë janë vendosur disa propozime me të cilët edhe mund të gjendet zgjidhja, por burimet nuk thonë asgjë më tepër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button